Ulen ndjeshëm temperaturat, ngricat mbërthejnë vendin

Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq dhe temperaturat e ulëta që prej mbrëmjes së djeshme.

Dibra nën pushtetin e akullit

Në zonat malore të Qarkut Dibër, rënia e menjëhershme e temperaturave ka bërë që  vendi të mbërthehet nga akulli.

Në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit pati edhe reshje dëbore.

Situata më problematike paraqitet në njësitë e thella të Bashkisë Dibër, si në Lurë, Kala e Dodës, Arras, Selishtë, Sall - Dardhë, Reç e Sllovë ku trashësia e borës varion nga 10 deri në 20 cm.

E njëjta situatë është edhe në njësitë Administrative Trebisht, Martanesh dhe Tërnovë.

Ndërkohë rrugët nacionale Peshkopi - Tiranë dhe Peshkopi - Kukës janë të kalueshme pa probleme.

Tropoja me temperatura nën zero

Në disa zona të pellgut të Tropojës temperaturat shënojnë aktualisht 5 gradë celsius dhe ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Nga 14 fshatra, 5 janë pa energji elektrike prej ditësh.

Sakaq në disa pjesë të zonave të thella malore temperatura shkon deri në -8 gradë celsius.

https://youtu.be/N_Ddq5AflXc

Dëbora lë pa drita fshatrat e Kukësit dhe Tropojës

Thuajse e njëjta situatë raportohet edhe nga Kukësi e Tropoja, ku ka pasur reshje të dendura të dëbore, ku ka sjellë edhe problemet e para.

Trashësinë e borës në zonat e larta malore si Shishtaveci ka arritur deri në 5-10 cm, ndërkohë që rrugët nacionale dhe bashkiake janë të hapura.

Probleme me energjinë elektrike ka pasur në zona të thella malësore si në Njësitë Administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojajan dhe Zapod të Bashkisë Kukës, fshati Pogaj në Bashkinë Has dhe fshatrat Dragobi e Valbon, fshati Gosturan dhe Lekbibaj bashkia Tropojë.

Ulja e temperaturave ka rritur edhe prezencën e akullit, ndërkohë që sektori i qarkullimi i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimri e zinxhirë.

Në Pukë si rrallë herë në vitet e fundit, për shkak të temperaturave të ulëta akull është krijuar edhe në telat e rrjetit elektrik duke krijuar për pasojë dëmtime në disa zona.

Korça dhe Pogradeci janë zgjuar të zbardhura nga dëbora

Ngrica dhe dëborë në Korçë e Pogradec, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

Borë edhe në Llogara

Reshje dëbore u regjistruan edhe në Llogara të Vlorës.

Ulja e temperaturave ka rritur edhe prezencën e akullit, ndërkohë që sektori i qarkullimi i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimërore.