Gjendet një person i pajetë në një kanal në Vlorë

Një 50 vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të një kanali në lagjen “24 maji” në Vlorë.

Viktima është identifikuar si G.B., 50 vjeç, banues në Vlorë. Mësohet se ai vuante nga epilepsia.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen rrethanave të ngjarjes.