Ulje temperaturash dhe reshje dëbore, ja parashikimi i motit për ditën e sotme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2021, 07:20
Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira.
Në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, duke sjellë kështu reshje shiu në zonat bregdetare dhe reshje dëbore në ato malore.
Temperaturat do të pësojnë ulje në mëngjes dhe mesditë, duke u luhatur në vlerat -7 deri në 8 gradë celcius.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det, me një shpejtësi prej km/h duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.