Murrizi: Në fokus të programit tonë lufta ndaj të korruptuarve

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti Myslim Murrizi shpalosi disa pikat të programit të partisë së tij në garë në zgjedhjet e 25 prillit.  

Murrizi: Në fokus të programit tonë lufta ndaj të korruptuarve. Bujqësia një tjetër prioritet. Nafta pa akcizë tallje me 300 familje fermere. Paratë jepja fermerit në dorë jo me aplikime tek e-albania. Çdo gjë që lihet në dorë të zyrtarit ka hapësirë për abuzim. Nëse do t`i mbash njerëzit të lidhur me punën dhe tokën, 280 mln euro duhet të shkojnë te bujqësia, po nëse do të mbushësh kamionët me njerëz për në Londër është tjetër gjë.

https://youtu.be/3y6Os71JkEU