Izolimi për shkak të Covid-19, flet detektivja: Pandemia ka rritur divorcet

Detektivja private Shkenda Lili  e ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora ka folur për tradhëtinë ku tha se përpos femrave që duan të dinë nëse partneri i tradhëton, kohët e fundit sidomos gjatë periudhës së pandemisë janë rritur dhe kërkesat e burrave që kërkojnë të investigojnë partneren e tyre.

Ajo gjithashtu tregoi se pandemia ka rritur dhe numrin e divorceve,  karantina i ka shërbyer çifteve të njohin më mirë njëri-tjetrin.

"Unë kam punuar edhe gjatë pandemisë. Pas periudhës kur kemi dalë nga karantina unë kam patur shumë punë. Sepse kanë qëndruar mbyllur dhe e kanë njohur më mirë njëri-tjetrin. E kanë kontrolluar më mirë dhe kanë lindur dyshime"- thotë Shkenda.

Të pranishëm në studio kanë qenë dhe dy avokatët Sonila Basha Deliallisi dhe Enea Cenko  ku shtuan se gjatë përiudhës së karantinës dhuna në familje ka qenë e pranishme gjë e cila ka sjellë më pas dhe divorcin.

"Edhe gjatë kohës të pandemisë nuk ka ndalur telefoni. Shumë persona janë ndaluar për dhunën në familje. Sepse që këtu nis një pjesë e dovorcit që te dhuna e familjes, të paktën një pjesë e mirë e divorceve"- thotë avokati Cenko.

Lexo edhe: Avokati: Divorcet janë në modë kohët e fundit