Ministri i Jashtëm turk bisedë telefonike me kryeministrin Rama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2021, 10:04
Ministri i Jashtëm turk Mehmet Çavuşoğlu mësohet se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Anadolu Agency, burimet diplomatike nuk kanë bërë me dije për përmbajtjen e bisedës mes tyre.
Çavuşoğlu dje (12 janar) zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij nga Republika Turke e Qipros Veriore, Tahsin Ertuğruloğlu, nga Ankaraja.
Ai në konferencën për media tha se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dashur ta takojë atë me kryediplomatin grek Nikos Dendias në Tiranë, por se në këtë periudhë Dendias ka hyrë në karantinë, duke bërë të pamundur takimin.