Dhimbje koke për Pirlon/ Dybala humb Interin, të dëmtuar edhe Chiesa dhe McKennie

Dhimbje koke për Andrea Pirlon në prag të ndeshjes së Kupës kundër Genoas dhe asaj në fundjavë kundër Inter.

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala, i cili doli nga fusha mbrëmjen e djeshme që në pjesën e parë të Juventus-Sassuolo për shkak të një dëmtimi, do të mungojë nga 15 deri në 20 ditë duke humbur kështu supersfidën e "San Siros".

Lexo edhe:

VIDEO/ Juve vuan por mposht Sassuolon, afrohet më shumë me kreun

Argjentinasi pësoi një dëmtim në legamentin e gjurit të majtë.

Dëmtime edhe për Chiesa dhe McKennie, të cilët në ditët në vazhdim do ti nënshtrohen kontrolleve mjekësore për të mësuar më mirë gjendjen e tyre.

Inter-Juventus luhet ditën e dielë ora 20:45, ndërsa në mesjavë (e mërkurë, 20:45), bardhezinjtë duhet të luajnë raundin e rradhës të Kupës së Italisë ndaj Genoas.

/a.r,OraNews