Rama: Sot nisim me 975 doza, e para vaksinohet doktoreshë Najada Çomo

Ora 12:47/ I pyetur për dozat e vaksinës që kanë ardhur në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka thënë se shifra e sotshme është 975.

Rama ka bërë me dije se javën e tretë të janarit vijë 10.750 doza nga kompania Phizer.

Sakaq ministrja Manastirliu ka thënë se sot nis vaksinimi për mjekët dhe infermierët e spitaleve covid në vendin tonë.

Sa doza vaksina kanë ardhur deri tani?

Rama: Shifra që nisim sot janë 975. Javën e tretë të janarit vijnë 10 750 doza nga Phizer

Ndërkohë mes të sotmes dhe kësaj që thashë presim 2 mijë doza të tjera. Kemi dhe të tjera kanale por për momentin shifra e saktë është kjo që u thashë. Në ditët në vijim do vijnë duke iu shtuar.

Kush do të jenë infermierët apo mjekët e parë që do të vaksinohen?

Ogerta Manastirliu: Janë mjekë dhe infermierë të spitaleve covid 1, 2, 3 e 4.

Sot nisim me mjekët e infermierëve të dy spitaleve të para. Janë gati 1 mijë mjekë e infermierë. Rekomandohet që edhe ata që e kanë kaluar dhe kanë një afat kohor do të vaksinohen. Por kjo do të vlerësohet rast pas rasti.

Kryeministri ka njoftuar se e para do të vaksinohet doktoresha Najada Çomo.

"Mjekja Najada Çomo do të jetë e para që do të bëjë vaksinën, ndërkohë që sot mes mjekëve dhe infermierëve që pritet të vaksinohen janë edhe doktori Tritan Kalo, Pëllumb Pipero."

Sakaq Rama ka thënë se një pjesë e vaksinave do ti kalohet edhe Kosoves.

Ora 09:44/ Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme nën moton “Shqipëria buzëqesh” duke sinjalizuar edhe nisjen e procesit të vaksinimit anticovid.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi, vaksinimi pritet të nisë në orë 12:00 ku pjesëmarrës do të jetë edhe vetë kryeministri Rama i cili do të ketë dhe një konferencë me gazetarët.

Në një video të përmbledhjes së luftës 1 vjeçare me Covid-19, kryeministri shkruan se nis faza e ofensivës së madhe për largimin e virusit nga jeta jonë.

MIRËMËNGJES dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Pasditen e sotme pritet të nisë procesi i vaksinimit, i cili do të zhvillohet në 60 sportelet e vendosur nga në “Air Albania Stadium”.

Sot pasdite nis vaksinimi anti-Covid, Rama: Shqipëria buzëqesh