Vranësira dhe luhatje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2021, 07:33
Vendi ynë do të karakterizohet nga mot i vranët ditën e sotme që do të sjellin reshje shiu të pakta.
Gjatë pasdites dhe mbrëmjes kushtet atmosferike do të pësojnë përmirësim gradual.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të pësojnë sërish ulje në mesditë duke u luhatur në vlerat nga 0 në 12 gradë celsius.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë.