Rritet sipërfaqja e tokës nën ujë në zonën e Nënshkodrës
Rritet sipërfaqja e tokave nën ujë në zonën e nënshkodrës. Bashkia e Shkodrës informon se janë 1585 ha tokë të përmbytura, sipas një raportimi të orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.
Sot nuk ka reshje shiu ndërsa kreu i OSHEE-së pritet të jetë në kaskadën e Drinit për të parë nga afër situatën.
Sakaq edhe pasdite, Bashkia e Shkodrës ka raportuar se situata vijon të jetë thuajse e njëjtë.
Në njësinë administrative Ana e Malit vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta.
Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit por UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Në Dajç sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat : Tokë e pakultivuar 245 Ha
Në Njësinë administrative Guri i Zi sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Në Velipojë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
Në Bërdicë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht ne fshatin Trush (fusha e stomes), e Bërdicë e Madhe. Ndërsa vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç
Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç
Bashkia kërkohet tu vihet në dispozicion banorëve të Obotit një varkë dhe një makinë ushtrie.