Përmbyset mjeti në aksin Korçë-Maliq, shkak lagështira
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2021, 08:57
Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq në afërsi të kryqëzimit të Lubonikut, ku një mjet ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve paraprake për shkak të lagështirës, mjeti ka rrëshqitur dhe është përmbysur.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje për hetimin e shkaqeve.