Lezhë: Reshjet i dëmtuan çatinë, e mbulojnë me plasmas

Çatia e një pallati është dëmtuar nga moti i keq në lagjen “Besëlidhja” në qytetin të Lezhës

Gazetari i Ora News Elvis Hila informon se ky objekt që është ndërtuar para viteve 80-të, ka patur dëmtime të mëdha që nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe se moti i keq i ditëve të fundit e ka përkeqësuar dhe më shumë situatën.

Reshjet e shiut kanë depërtuar brenda të gjithë apartamenteve në të gjitha katet dhe bizneset që ndodhen në katin e parë.