Dërgohen në spital për ndihmë të specializuar klandestinët e gjetur dje në Vlorë
Si rrjedhojë e luftës prej disa minutash me dallgët, shiun, të ftohtin, pjesa më e madhe e klandestinëve të gjetur dje në Vlorë të cilët prisnin që të kalonin kufirin drejt Italisë nëpërmjet lumit Vjosë. 16 prej tyre janë nisur për një trajtim më të specializuar në spitalin rajonal të Vlorës. Ndërsa 9 janë nisur për një shërbim mjekësor drejt Tiranës në Spitalin e Traumës.
Gazetari i Ora News Edi Ruçi informon se Klandestinët që ndodhen në repartin e kirurgjisë në Vlorë në gjëndje jo të mirë shëndetësore.Ata kanë probleme për shkak të kripës dhe benzinës në skaf,ku u janë shkaktuar djegie.
Policia e Vlorës e ka nxjerrë si një realizim suksesi por nga burimet brenda kapitanerisë komunikohet se ka ardhur një telefonatë emergjente për një gomone e cila rrezikonte mbytjen dhe me pas ka shkuar roja bregdetare dhe autoritetet e tjera, fakt që e konfirmon se aksioni në tokë dështoi për evidentimin dhe kapjen e tyre.
Policia e Vlorës së bashku me autoritetet që morën pjesë në aksion janë në kërkim të trafikantëve, mendohet të jenë dy, por ende të paidentifikuar pasi pjesa më e madhe e klandestineve ne dëshminë e tyre në komisariat shprehen se nuk i njohin dhe se kanë paguar një shumë të madhe lekësh për të kaluar kufirin
Lexo dhe:
Prisnin të kalonin kufirin drejt Italisë, gjenden 50 sirianë në Vlorë

