Koka: Fytyra e përmbytjeve Ishmi, Rilindja Urbane nën ujë ka kushtuar 1.1 miliard euro në 7 vjet e gjysmë

Gazetari, Bledian Koka, thotë se vendi ndodhet përballë një situatë shumë kritike nga moti i keq dhe përmbytjet.

I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se i vetmi lajm i mirë është fakti se shkarkimet nga dy kaskadat kryesore janë nën kontroll

Koka: Fytyra e vërtetë  e situatës së përmbytjeve në Shqipëri është lumi i Ishmit, i cili është një gangrenë e madhe ekologjike.Myzeqeja është sërish nën ujë, Shkodra nën ujë dhe kjo është situatë e një keqmenaxhimi. Situata është vërtet problematike në aspektin e reshjeve të dendura të shiut.Lajmi i mirë deri në këto momente është se shkarkimet në dy baneset kryesore, Vau i Dejës dhe Komanit janë të kontrolluara.Është një situatë problematike por nën kontroll.

Por ndërsa situata aktuale justifikohet me intensitetin e lartë të reshjeve, qyteteve kryesore u duhen pak minuta shi për ta parë veten nën ujë.

Koka këtë situatë ia faturon rilindjes urbane.

Koka: Kjo është përgjigje për të gjithë ata që besojnë te rilindja e kryeministrit Rama që projektoi lungomaren si një lloj dige. Po ashtu qytetarët e Durrës që heshtën për turpin e tyre kur u ndërtua një velierë nën nivelin e detit. Rilindja urbane nën ujë ka kushtuar 1.1 miliard euro në 7 vjet e gjysmë. Ndodhi çmenduria që u përmbyt dhe Librazhdi.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana