Lezhë, bie me 40 cm niveli i ujit në Drin, gjatë natës rrëshqitje dherash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2021, 08:17
Përmirësohet situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë. Gazetari i Ora News Elvis Hila raporton se niveli i ujit në lumin Drin ka rënë me rreth 40 cm.
Ndërsa bëhet e ditur se ka një tërheqje të konsiderueshme të ujit dhe nga tokat bujqësore të përmbytura.
Në këtë situatë ka ndikuar ndërprerja e reshjeve si dhe funksionimi i hidrovoreve me kapacitet të plotë gjatë natës.
Si shkak i reshjeve ka patur shkarje të tokës dhe rrëshqitja dherash në Lezhë, Torovicë dhe disa zona të Mirditës.
Lexo dhe:
Lezha në rrezik të madh nga përmbytjet, qytetarët: Nëse vazhdon kështu nesër është rrafsh
Pamje nga Lezha/ Përmbyten dhjetëra hektarë tokë në zonën e ish frutoresPas Shkodrës, ushtria zbarkon edhe në Lezhë për të asistuar për përmbytjet