Koka: Rreziku pas 25 prillit, nëse Rama del parti e parë e i duhen 4-5 mandate për qeveri
Fushatë zgjedhore po i paraprin një merkato dimërore, me socialistë që kalojnë te LSI dhe anasjelltas.
Pas ish-ministrit të LSI Koka tashmë në gjirin e PS deklaroi kalimin edhe Nasip Naço.
Gazetari Bledian Koka nuk i sheh shqetësuese këto lëvizje para zgjedhjeve se ato ato pas 25 prillit.
Koka: Naço dhe zyrtari tjetër nuk është se kanë qenë shumë me LSI, kanë katër vite që flirtojnë, flejnë dhe zgjohen në oborrin e Rilindjes sesa anazhoghen për LSI. Do të veçoja Naçon, e dogji mandatin e vet duke ju bindur vullnetit të partisë, pasi mund të mos e bënte si Lefter Koka. Por burrëria politike duhet të vazhdojë deri në fund. Kjo qeveri nuk është ajo që Naço reklamon, pasi është i njëjti njeri që në një konferencë të mëparshme e ka kritikuar për hashashin dhe koncesionet. Nuk janë të sinqertë. Ky është rrezik se çfarë mund të ndodhë pas 25 prillit, nëse Rama del parti e parë dhe do ti duhen 4-5 mandate për qeverinë.
Një koment ka edhe për videon e rekrutimit me raki skrapari, e cila u bë virale.
Koka: Nëse Lefter Koka dhe Damian Gjiknuri janë në të drejtën e vet të hanë dhe të pinë, një kryeministër që ishte dhe pak i pirë, ishte një shije e keqe që qytetarët duhet të kuptojnë se kush i qeveris.
Sa i takon opozitës, Koka thotë në Rtv Ora se ajo është shumë e vonuar në vendimmarrjen për mënyrën sesi do të garojnë në zgjedhje.
Koka: Janë të vonuar por vonesa kryesore qëndron në faktin se ende nuk ka një akord mes PD dhe LSI sesi do të dalin në zgjedhje, me një listë apo dy lista.Deri në këtë pikë Rama e ka fituar bastin, jo për ti futur në sherr, por për ti lënë në paqartësinë e tyre.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana