Situatë kritike në urën e Mifolit nga niveli i Vjosës, nis evakuimi i familjeve të para

Situatë kritike në Urën e Mifolit. Prurjet e Vjosës kapin nivelin e 7.3 metrave, ndërkohë që kanë nisur evakuimet e familjeve të para që gjenden pranë shtratit të lumit.

Janë 15 familje të cilat rrezikojnë të parat. Sipas parashikimeve prurjet e lumit pritet të rriten në orët në vijim.

Nëse Vjosa arrin nivelin e 7.5 metrave, atëherë përmbyten tokat bujqësore pranë lumit si dhe banesat e 15 familjeve.

Ndërsa niveli maksimal që lumi të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë përmbytje në gjithë zonën është 9 metra.

Shirat kanë filluar sërish dhe banorët e Novoselës dhe fshatrave përreth do të kalojnë një natë me frikë.