Përmirësohet situata dhe në Vjosë, nis rënia e nivelit të ujit

Përmirësime me situatën e përmbytjeve ka pasur dhe në lumin Vjosë ku niveli është ulur nga 7.1 në mbrëmje në 6.9 momentalisht.

Gazetari i Ora News Edi Ruçi raporton se ka ndikuar ndryshimi drejtimit të erës e cila ka ulur dallgët e detit për t'i hapur rrugë rrjedhjes së lumit. Gjatë natës veç 1 familje është evakuar.