Meta pret kreun e demokristianëve të Kosovës: Të forcojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në një takim kreun e Partisë Demokristiane të Kosovës, Zef Morina.
Sipas asaj që shkruan kreu i shtetit në Facebook, "në këtë vit, me sfida të reja dhe sprova të vështira për shqiptarët në rajon, Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat".
"Një takim i ngrohtë me Kryetarin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, z.Zef Morina dhe delegacionin, që e shoqëronte ku mori pjesë edhe kreu i PDK-së, z.Nard Ndoka.
Në këtë vit, me sfida të reja dhe sprova të vështira për shqiptarët në rajon, Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar dhe qytetarëve tanë, zhvillimit ekonomik dhe së ardhmes së përbashkët europiane", shkruan presidenti Meta në postimin e tij.