“Raki Skrapari vëlla, kur do e pimë ndonjë gotë…”, ja si Rama dhe Koka joshin Nasip Naçon

Publikohet videoja që tregon kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Lefter Koka teka joshin ish deputetin dhe ministrin e LSI Nasip Naço duke i kërkuar këtij të fundit të takohen “për një gotë verë”.

Dialogu i Edi Ramës dhe Lefter Kokës:
Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe (tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh).
Hë mo fol ti…

Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…
Edi Rama: Jo mo kurajo ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…
Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…

Edi Rama: O Nasip, raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndesim vëlla.

 

Nasip Naç njoftoi sot nga Berati, në krah të ministrit Blendi Klosi, kalimin e tij nga LSI te PS:  Shqipëria s’ka nevojë për eksperimente politike