Vrasja e Armando Baboçit dhe plagosja e dy të tjerëve, arrestohet autori i dyshuar

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për një 25-vjeçar, i dyshuar si autor i vrasjes së Armando Baboçit, djalit të tij dhe një personi tjetër, raporton Ora News.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 18 shtator 2020 në zonën e plazhit në Durrës.

Ngjarja u regjistrua në lagjen Nr.13, te sektori Teuta i plazhit rreth orës 20:00.

Mësohet se 2 shtetas, babë e bir, u përfshinë në konflikt, për motive të dobëta.

Për fat të keq një prej tyre, shtetasi Armando Baboçi, 39 vjeç, nuk mundi ti mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

I plagosur mbeti edhe djali i viktimës, shtetasi Erald Gjini, 19 vjeç.

"E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Armando Baboçi (Gj). dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. L., 43 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij, shtetasit F. L., 34 vjeç, banues në Kurbin.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.12.2020, në Fushë Krujë, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit F. V., 44 vjeç dhe B. P., 34 vjeç, banues në Thumanë, njofton Policia.

Lexo edhe:

Durrës, sulmi me armë zjarri vret babain, plagoset i biri dhe një person tjetër

Kronika e Ora News për ngjarjen

/a.r,OraNews