Edhe Cuadrado pozitiv, me raste të tjera Milan-Juve nuk luhet?
Në prag të sfidës me Milanin në “San Siro”, trajneri i Juventusit Andrea do të duhet të bëjë pa brazilianin Alex Sandro dhe kolumbianin Juan Cuadrado.
I pari rezultoi i prekur nga koronavirusi dje dhe u vendos menjëherë në izolim, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës iu nënshtruan menjëherë tamponëve, nga përgjigjet e të cilëve rezultoi pozitiv edhe kolumbiani Cuadrado.
Ky i fundit pritej të luante titullar, pasi vinte pas një pushimi dy javor, duke qenë se ndaj Udineses mungoi për shkak të pezullimit një javor që i shkaktoi kartoni i kuq i marrë ndaj Fiorentinës në ndeshjen e fundit të vitit të kaluar.
Në krahun e djathtë Pirlo pritet të konfirmojë brazilianin tjetër Danilo, i cili luajti titullar edhe ndaj Udineses, ndonëse këtë herë do të ketë përballë një kundërshtar shumë të vështirë si francezi Theo Hernandez.
Ndërkohë, sipas mediave italiane, nëse dalin raste të tjera pozitive edhe një atëherë super-ndeshja e orës 20:45 mund të shtyhet.
Skuadra e Juventus do ti nënshtrohet tamponëve sërish mëngjesin e sotëm.
/a.r,OraNews