VIDEO/ Tottenham pranë trofeut të parë, në finale pret një nga United-City
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2021, 07:34
Tottenham është skuadra e parë finaliste e Carabao Cup, pasi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Brentford dhe tani mbetet në pritje për të mësuar kundërshtarin në finale, që do të dalë nesër nga derbi i Manchesterit, United-City.
Trajneri portugez i londinezëve Jose Mourinho nuk kurseu asnjë prej titullarëve në gjysmëfinalen e sotme, ndërsa sfida u zhbllokua nga mesfushori Sissoko në minutën e 12′, pas një asisti të mbrojtësit spanjoll Reguilon.
Në minutën e 70′ ishte sulmuesi koreano-jugor Hueng Min Son ai që shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur kalimin për në finale.