Rrokadë paqësore në diplomaci, Rama dhe Cakaj i dorëzojnë Ministrinë e Jashtme Olta Xhackës
Ashtu si Ministria e Brendshme, edhe Ministria e Jashtme nuk po arrin të gjejë rehat me titullarët e saj. pas një viti pa rezultat për sa i përket negociatave, Edi Rama dhe Gent Cakaj i kaluan zyrtarisht stafetën Olta Xhaçkaj. Në prezantimin e ministres së re para stafit, Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer fjalët e mira për zëvendësuesen e tij, e cila më herët ka mbajtur edhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Rama: Është në lartësinë e duhur për ta marrë këtë stafetë. Do të jetë drejtuesi i parë në ministrinë e jashtme që do ketë mundësinë të jetë e këshilluar nga një dyshe si unë dhe Genti.
Olta Xhaçka nuk do të mjaftohet me atë që është bërë në Ministrinë e Jashtme, por premtoi reformim të diplomacisë, një objektiv bërë më herët nga Bushati dhe Gent Cakaj.
Xhaçka: Nuk do më duhet të rishpik rrotën, puna nuk është asnjëherë mjaft dhe unë nuk do të mjaftohem me atë që është bërë. Unë do të krijoj menjëherë një grup pune me ambasadorët me më shumë përvojë për të piketuar një sërë hapash të mëtejshëm për reforminin e shërbimit tonë diplomatik
Rama e mbrojti Gent Cakajn në 2019 nga kritikët dhe nga refuzimi i Presidentit Meta, por nuk e la ta përfundonte detyrën e dhënë nga ai deri në mbylljen e mandatit. Pavarësisht fjalëve pozitive të kryeministrit, për afro 2 vite ministri në detyrë Gent Cakaj nuk arriti të bindi vendet e BE për të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.
Rama: U godit në mënyrë sa absurde aq dhe të shëmtuar
Cakaj: Shqipëria për mua ka qenë një ëndërr historik. Angazhimi im në Shqipëri nuk mbaron këtu, do të vazhdojë në cfarëdo cilësie të më gjejë e nesërmja
Politika e jashtme nga Edi Rama dhe Gent Cakaj është kritikuar nga opozita për shkak të dështimit me integrimin dhe çështjen e detit me Greqinë. Dy sfidat që tashmë do të kalojnë në duart e Olta Xhaçkës, e cila detyrën e saj të mëparshme ja dorëzoi Niko Peleshit. Baza e Kuçovës dhe baza e Pashalimanit janë dy angazhimet kryesore të ministrit të ri.