2021 nis me aksidente, 3 viktima në 3 ditë
Tre persona humbën jetën dhe 11 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e aksidenteve rrugore në ditën e tretë të vitit
Dy të rinj humbën jetën në Vlorë dhe Lezhë pasi mjetet me të cilat udhëtonin dolën nga rruga, ndërsa pasagjerët që udhëtonin me to mbetën të plagosur.
Viktimë e aksidentit në Vlorë mbeti Akil Ruçaj, i cili sipas policisë humbi kontrollin e mjetit në fshatin Gjormë e ndërroi jetë si pasojë e plagëve në Spitalin rajonal
24 vjeçari Denis Dedgjonaj ndërkohë humbi jetën pasi mjeti me të cilin po udhëtonte doli nga rruga superstradën Lezhë-Milot dhe përfundoi pranë një biznesi
Ngjarja u shënua rreth orës 3:00 të mëngjesit, pranë rreth rrotullimit të Ishull-Shëngjinit
Në makinë ndodhej edhe Ndue Pjetri si pasagjer i cili mbeti i plagosur rëndë
Në aksin Këlcyrë-Përmet, viktime mbeti një 62 vjeçar që udhëtonte me biçikletë dhe u përplas nga një makinë, drejtuesi i të cilës Mirel Shehu 44 vjeç nga Këlcyra u vu në pranga
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve një minibuzi pasagjerësh dhe një makinë tip Volsvagwen në aksin Elbasan-Bradashes mbetën të lënduar 7 persona.
Shkak dyshohet parakalimi i gabuar ndërsa disa prej të aksidentuarve janë në gjendje të rëndë.
Dy persona mbetën të plagosur gjatë pasdites në aksin Lezhë –Mamurras, pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me trafikndaresën e shpërtheu në flakë
Mjeti drejtohej nga 37 vjeçari Enver Lika, ndërsa bashkë me të ishte dhe një pasagjer që mbeti i plagosur por pa rrezik për jetën
Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa aksidenteve të rënda të shënuara në rrugët e vendit në 3 ditët e para të vitit 2021
Policia ka pezulluar 62 patenta,gjatë ditëve festive, pasi shoferët u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit dhe duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur të cilat janë dy nga shkaqet kryesore të aksidenteve