Covid-19/ Nga nesër ndryshon "ora policore". Ja kur nis ndalim-qarkullimi

Nga ora 20:30 e 24 dhjetorit është në fuqi “ora policore” në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Por nesër, në ora 06:00, kjo masë mer fund, siç njoftoi Komiteti Teknik i Ekspertëve, shkruan Ora News.

Lexo edhe:

Bien numrat e pandemisë/ Vetëm 3 vdekje në 24 orët e fundit

Duke nisur nga nesër, do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00.

Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese, do të gjobiten sipas aktit normativ, ndërsa personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme përtej këtij orari duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Gjithashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar si dhe masën e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga vendi ishullor përmes rrugëve të tjera.

Gjithashtu më 24 dhjetor u mbyllën dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar. Ndërsa universitetet rinisin mësimin online më 5 janar, raporton Ora News.

Nga nisja e pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 59,438 të infektuar, 34,648 të shëruar dhe fatkeqësisht 1193 viktima.

/a.r,OraNews