Ishin bllokuar në det të hapur, shpëtohen dy vëllezërit që po bënin surf në Seman
17:33 - Shpëtohen dy surfistët që kishin mbetur në det të hapur në bregdetin e Semanit në Fier.
Lajmin e konfirmon edhe Policia Kufitare.
Të njëjtat burime deklarojnë se dy vëllezërit, Ermal dhe Spartak Aliaj, gëzojnë shëndet të plotë e janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë për ngjarjen:
Fier, Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:20, njoftohemi se dy shtetas duke bërë sërf kanë mbetur në mes të detit.
Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin sërf.
Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore
17:15 - Dy persona, që kishin zgjedhur të bënin surf në bregdetin e Semanit në Fier, kanë mbetur në det të hapur pasi u janë çarë velat.
Sipas asaj që mëson Ora News, ata ndodhen rreth 1 km nga bregdeti, ndërsa në ndihmë të tyre janë nisur mjetet e Policisë Kufitare.
Rrjedha e fortë i ka çuar drejt grykëderdhjes së lumit Seman.
Operacioni është në vazhdim e sipër.