U larguan nga banesat me 1 janar, në kërkim dy shoqet 16-vjeçare

Dy adoleshente figurojnë të zhdukura që prej ditës së parë të këtij viti, 1 janar 2021.

 Policia thotë se "me datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallëzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën".

Policia ka bërë shpalljen në kërkim të tyre dhe po punohet për gjetjen e tyre.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.