Stuhia e breshërit zbardh Borshin dhe lëshon në tokë manderinat

Si rrufe në qiell të hapur. E tillë ishte stuhia e breshërit që përfshiu Borshin gjatë paradites së kësaj të diele, 3 janar.

Mjaftuan 20 minuta jo vetëm për të zbardhur tokën, por duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në agrumet e zonës.