Ura dhe rruga e shkatërruar, 10 fshatra në Bashkinë Poliçan rrezikojnë izolimin

10 fshatrat e Tërpanit në bashkinë e Poliçanit  rrezikojnë të mbeten të izoluar. Ura e vetme që i lidh me qytetin është totalisht e amortizuar, sikurse rruga prej gati 20 kilometrash. Banorët thonë se përgjatë muajve të dimrit, detyrohen ta kalojnë lumin në këmbë.

Fshatrat e njësisë administrative Tërman në Bashkinë e Poliçanit janë drejt izolimit të plotë.

Kjo urë mbi lumin “Uji i Zi” është e vetmja që lidh zonën me qytetin, por ajo është në gjendje të degraduar dhe është kthyer e rrezikshme për këdo që kalon mbi të.

Në ditët kur prurjet janë të menaxhueshme, mjetet e larta të vetmet që kalojnë në këtë anë kalojnë mes lumit.

Në situatë tjetër, banorët detyrohen ta kalojnë në këmbë.

"Do sëmuremi."

"Kur bie shi mbetemi andej."

Rruga për të shkuar në këto fshatra është më shumë se 20 km dhe ajo paraqitet tepër e amortizuar, ndërsa në mot me shi pothuajse e pakalueshme.

Në bashkinë Poliçan thonë se kanë një projekt për rrugën e Tërpanit, por janë në pamundësi ekonomike për ta financuar.

Deri atëherë banorët rrezikojnë jetën mbi urë e të izoluar përtej lumit.