Fashistizimi i ekonomisë përmes koncesioneve te ndëshkohet si tradhëti kombëtare!
"Fashistizimi i ekonomisë përmes koncesioneve te ndëshkohet si tradhëti kombëtare"- kështu është shprehur Nënkryetari i LSI Petrit Vasili në një reagim të gjatë për situatën ekonomike dhe koncensioneve në vendin tonë.
Reagimi i Vasilit
Shfrenimi rilindas përmes histerisë së koncesioneve ka sjellë një shtetëzim komunist të kamufluar, që instalon një fashizëm ekonomik të vërtetë.
Shifrat e frikshme me miliarda euro, mungesa e qartë e fizibilitetit ekonomik dhe përzgjedhja e centralizuar e klientëve oligarkë, përmes pushtetit rilindas të kryeministrit kanë krijuar një kurth asgjësues për ekonominë e shqiptarëve.
Mosndalja e koncesioneve edhe në kohën e pandemisë është një prove absolutisht e pakundërshtueshme se ato janë shtylla mbajtëse e fashistizimit te ekonomisë, qe synon te mbaje vendin nen një presion te vazhdueshëm shumëvjeçar.
Duke mos përfituar asgjë, as shërbime dhe as infrastrukturë, koncesionet vetëm kthejnë shqiptarët në skllevër, që paguajnë ndër vite të tëra asgjë më shumë se xhepat e rilindasve dhe të oligarkëve, për fantazma ekonomike shkatërrimtare siç janë koncesionet.
Shndërrimi i ekonomisë ne nje gërmadhë te djegur, tymi i të cilës vazhdon për një kohë të gjatë, ky është projekti antishqiptar i rilindjes dhe asgjësimi ekonomik i vendit, që sjell papunësi ekstreme, mbytje të biznesit të mesëm dhe të vogël dhe shpopullimin dramatik dhe deri në zhbërjen demografike antikombëtare të vendit.
Ky fashizëm ekonomik synon vetëm, qe banda rilindase të mbushe xhepat e saj dhe të oligarkëve, qe japin emrin hua për ta dhe me tej te kontrolloje biznesin dhe drejtësinë përmes blerjes dhe kërcënimit
Banda rilindase me këtë fashizëm synon gjenerimin e krizave te njëpasnjëshme, ku gjithmonë ata, qe përfitojnë janë vetëm hierarket fashiste rilindas, ndërsa vendi te vuaje pa shërim një varfëri, qe thellohet pa kthim si një sëmundje malinje.
Pesha e borxhit shumëvjeçar mbi qafen e shqiptarëve, që nuk i lë ata të marrin fryme, kjo është strategjia e fashistizimit të ekonomisë
Kjo strategji i hap një "autostrade" të vërtetë projektit të "skllevërve moderne", që vijnë nga anë kënd globit për te zëvendësuar shqiptaret e larguar nga mungesa e shpresës dhe e perspektives ne atdhe.
25 prilli është një aksion i detyruar i të gjithë qytetarëve për të shpëtuar ekonominë shqiptare nga gremina pa kthim, është shpallje publike e betejës se popullit ndaj këtij fashizmi te ri, me të egër, më të pamëshirshëm dhe më të kamufluar se kurrë më parë.
Çdo mjet i popullit në betejën ndaj këtij fashizmi është legjitim për ta rrëzuar e shkatërruar atë dhe fundi i fashizmit rilindas është i paracaktuar
Detyrë kombëtare mbetet ndëshkimi deri në fund i autorëve, i atyre që janë vënë në shërbim të tyre duke dhënë edhe emrat hua dhe i çdo të implikuari tjetër që ka kontribuar në fashistizimin e ekonomisë së Shqipërisë.
Largimi dhe ndëshkimi janë dy anë të pashkëputura të të njëjtit proces të çlirimit të Shqipërisë nga fashistet e rinj antikombëtare, që po plaçkisin vendin dhe po krijojnë tokën e djegur.