Plagoset me thikë 23-vjeçari sirian në Durrës, arrestohet autori

Një konlikt i çastit ka çuar në plagosjen me thikë të një 23-vjeçari në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit, ndërsa i plagosuri është shtetasi sirian me iniciale A.M.

Ai është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka mundur të ndalojë autorin e dyshuar.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2021, në orën 17:30, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi sirian A. M., rreth 23 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.