Përplaset me trafikndarsen, makina shpërthen në flakë pranë mbikalimit të Laçit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2021, 15:49
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme (3 janar 2021) në aksin rrugor Lezhë -Mamurras, pranë mbikalimit të Laçit.
Policia e Lezhës bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin E.L.,37 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen e për pasojë ka marrë flakë.
"Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit shtetasin E.L., ndërsa shtetasi L.C.,i cili ishte pasagjer në këtë mjet ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë, nën kujdesin e mjekëve" - thuhet nën njoftimin e policisë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.