Radhë për borën në Dardhë, mungojnë turistët në Theth
Dëbora e ktheu Dardhën në Korcë në destinacion të fundjavës së parë të vitit të ri. Por për të mbërritur në fshatin turistik nuk ishte e lehtë.
Fluksi i atyre që ngjiteshin dhe të tjerëve që largoheshin ishte i lartë.
Rruga me gjerësi të pamjaftueshme për të përballuar kaq shumë lëvizje dhe parkimet e gabuara të disa mjeteve shkaktuan radhë kilometrike. Për të mbërritur në majën me borë, një pjesë prej turistëve iu desh deri në një orë.
Qytetari: Kemi një orë, festat i kanë të gjithë këto gjëra, do bëhet trafiku
Edhe pse bora ishte e paktë pista e skive, e vetmja që ofron këtë argëtim në juglindje mbetet atraksion
Shumë vizitorë që thanë se kishin udhëtuar drejt fshatit turistik për disa orë ndryshe larg betonit të qyteteve e stresit të pandemisë.
Qytetari: Nuk kisha ardhur ndonjëherë dhe erdha për këtë vit, solla familjen.
Qytetarja: Dyndje e madhe, 2021 mos pastë më asnjë të keqe si 2020
Normalisht në këto kohë të vitit turistët duhet të ishin edhe në Theth
Por fshati mbetet gati izoluar për shkak se trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër trashësi në disa pika.
Nga qafë Thorë deri në brendësi të fshatit lëvizin vetëm makinat e larta.
Të shumtë ishin ata që këtë fundjavë e kaluan në qytetet bregdetare, ku në Radhimë një çift e hapi sezonin e plazhit për këtë vit dhe pse jemi në mesin e dimrit.