Ora News siguron videon, momenti kur digjen dy makinat në Vlorë
Ky është momenti dy atomjetet e parkuara pranë njëra-tjetrës në hyrje të Lungomares digjen nga zjarri. Ngjarja u shënua pas mesnatës
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Sipas burimeve, ato janë lyer me benzinë nga një person dhe më pas u është vënë flaka.
Mjetet përdoreshin nga dy vajza, K dhe E. Pashaj, banuese në Vlorë.
Njëra e kishte në pronësi mjetin e djegur, ndërsa tjetra sipas burimeve e kishte marrë me qira.
Objektiv ka qenë pronarja e mjetit, studente e Ekonomikut. Ndërsa makina tip "Benz" e marrë me qira nga vajza tjetër është djegur për shkak se ka qenë ngjitur me makinën që mori flakë.
Në funksion të identifikimit të autorit, policia mësohet se ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve në zonë.
Po ashtu do të merren edhe dëshmitë e dy vajzave, për të mësuar nësë ato kanë pasur konflikte apo kërcënime të mëparshme, për të arritur më tej në një pistë konkrete.
Djegia e qëllimshme e mjeteve gjithmonë është lexuar si një mesazh direkt paralajmërues për pronarët.
Fenomeni ka nisur në Vlorë disa vite më parë, ndërsa vitin 2020 u përhap thuajse në të gjithë Shqipërinë ku janë regjistruar disa dhjetra raste të djegies së qëllimshme të mjeteve.
Në shumicën e rasteve ngjarjet kanë mbetur pa autorë.