Makina përplaset me biçikletën në aksin Këlcyrë-Përmet, humb jetën 62-vjeçari

Një 62-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në aksin Këlcyrë-Përmet.

Siç raporton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, në afërsi të fshatit Kutal.

Mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me biçiklete.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zh. K, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka shoqëruar shtetasin M. Sh. në Komisariatin e Përmetit për të kryer veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.