Fushata LDK do të drejtohet nga Kryeministri aktual
Avdulla Hoti do të jetë sërish në krye të fushatës së LDK në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kosovë. Isa Mustafa ka bërë të ditur se kryesia ka përzgjedhur sërish kreun aktual të qeverisë për të kërkuar një mandate të dytë
Lidhja demokratike e Kosovës ka vendosur të dalë sërish me emrin e Avdullah Hotit për kryeministër në zgjedhjet parlamentare te parakohshme. Emrin e ka bërë të ditur kreu I kësaj force politike Isa Mustafa, I cili u shpreh I bindur në mbështetjen e votuesve
"Në kandidimin për herë të dytë në krye të qeverisë, Hoti nënvizoi rezultatet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në luftën ndaj koronavirusit"
Qeveria e Kosovës u rrëzua nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit e cilësoi të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi në mocionin ndaj qeverisë së Albin Kurtit. Tashmë presidentja në detyrë Vjosa Osmani ka nisur bisedimet për shpalljen e datës së votimeve të parakohshme