Vuçiq: Nuk do ta marrim vaksinën ruse ‘Sputnik V’
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrin vaksinën ruse “Sputnik V”, pa miratimin e institucioneve serbe të shëndetësisë.
“Para se të mbarojë viti në vendin tonë pritet të arrijnë edhe sasitë e para të vaksinës ruse ‘Sputnik V’, por kjo nuk do të thotë asgjë, gjersa ta marrim lejen nga institucionet tona të shëndetësisë”-tha Vuçiq
Ai gjithashtu shtoi se duke filluar nga 4 janari do të vijë një kontigjent prej 77 mijë doza të vaksinës Pfizer në Serbi.
“Një kontigjent i vaksinave të Pfizer po vjen nga 4 janari. Deri më 27 janar, do të arrijnë gjithsej 77 mijë doza. Me këtë do të bëhët vaksinimi i të moshuarëve në shtëpitë e pleqve, punonjësit shëndetësor dhe ata nuk kanë pasur COVID-19”, tha ai.
Vuciq tregon se me vaksinën anti-COVID-19 të prodhuesit Pfizer, do t’i vaksinoj personelin shëndetësor dhe të moshuarit.