Covid-19 në Kosovë/ 8 viktima dhe 109 raste të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2020, 15:20
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se në 24 orët e fundit, si pasojë e Covid-19, kanë vdekur 8 persona, ndërsa janë regjistruar 109 raste të reja.
Në 24 orët e fundit, kanë vdekur dy persona në Komunën e Ferizajt, dy në Lipjan dhe në Dragash, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Vushtrri nga një.
Gjatë kësaj periudhe janë testuar 744 persona ndërsa janë shëruar 454 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 50.910 të infektuar me COVID-19, 40.423 të shëruar dhe 1.325 të vdekur.