Covid-19 në Greqi/ Rritje e lartë e infektimeve të reja, 58 viktima në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2020, 18:24
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1,047 raste të reja me Covid-19 në Greqi, një numër më shumë se dyfishi i 476 të infektuarve një ditë më parë.
Sipas EODY, 458 pacientë janë të intubuar, ndërsa 58 viktima të rinj janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Mosha mesatare e viktima është 79 vjeç dhe 95.5% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.
Nga nisja e pandemisë, shteti fqinj regjistron 136,976 të infektuar dhe 4730 viktima.
/a.r,OraNews