Shpërthen bombola e gazit, plagosen 12 persona në Prishtinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2020, 14:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal.
Raportohen 12 të plagosur si dhe dëme të shumta materiale.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të ditës së sotme (e martë) në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Sakaq zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të shuajnë flakët.