Tragjedi në Kosovë, burri vret bashkëshorten, dy djemtë dhe veten
Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pozhoran të Virtisë.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, dyshohet se bashkëshorti ka vrarë fillimisht bashkëshorten, dy djemtë e tyre dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.
E njëjta familje kishte ardhë nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në Kosovë, ndërsa sipas familjarëve të cilët kanë folur në kushte anonimiteti për mediat thanë se babai kishte vrarë së pari njërin djalë, më pas tjetri kishte tentuar të ikte, por që s’ia kishte dalë, më vonë kryefamiljari vrau gruan dhe në fund edhe veten.
Policia e Kosovës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
/a.r,OraNews