Covid-19 në Kosovë: 7 viktima dhe 234 raste të reja në 24 orë
Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Sot janë regjistruar edhe 234 raste të reja nga 1181 testime të kryera.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja:
Prishtinë 88 raste, Gjakovë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Skenderaj 7 raste, Prizren 6 raste, Vushtrri 6 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Rahovec 4 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe nga një rast komunat Deçan, Drenas, Junik 1 dhe Obiliq.
Shpërndarja gjeografike e vdekjeve:
Prishtinë 2 raste (87, 58 vjeç), Deçan 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (76 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (73 vjeç). Prishtina prin edhe për rastet e reja me 88.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 pacientë duke e çuar totalin e të shëruarve në 40 mijë e 987 nga 51 mijë e 144 sa kanë rezultuar pozitivë deri tash. 1332 persona kanë vdekur.
8825 është numri i rasteve aktive në Kosovë.