Tërmeti i fuqishëm shkund Kroacinë, sheshohen qindra ndërtesa

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Kroacinë. Ai është ndjerë pas orës 12:00 (30 dhjetor) në kryeqytetin Zagreb, por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Agjencia zyrtare e lajmeve raportoi fuqia e tij ishte me magnitudë 6.2 i shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua 46 kilometra në juglindje të Zagrebit, në Petrinjë, ku u dislokuan menjëherë qindra zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës civile.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Serbi dhe Slloveni.

Lëkundjet e forta sollën dhe ndërprerjen e punimeve të seancës plenare të parlamentit slloven.

Raportohen dëme të shumta materiale, ndërkohë që shumë ndërtesa janë shembur.

Ekipet e shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për të nxjerrë nga rrënojat qytetarët e bllokuar.

Vetëm ditën e djeshme, Kroacia u zgjua nga lëkundjet e një tërmeti me magnitudë 5.2. Lëkundja pati si epiqendër juglindjen e Zagrebit ndërsa u pasua edhe nga disa pasgoditje të fuqishme. Pranë epiqendrës së tërmetit autoritetet vendore thanë se rreth tremijë banorë dolën në rrugë si pasojë e panikut.