Osmani: Trau në Morinë është barrierë psikologjike, atdheun nuk është vetëm para, por edhe ideal

Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani përmendi traun në Morinë duke thënë se ishte krijuar si një barrierë psikologjike mes dy vendeve.

Osmani: Arsyeja pse përmenda traun në Morinë është se po konsiderohet si një barrierë psikologjike. Ka qenë një temë e përditshme në Kosovë dhe unë e kam për detyrë që t'i shpreh këto shqetësime.

Nuk futem te çështja teknike dhe ekonomike, por atdheu është ideal nuk është vetëm para. Shumë shqiptarë nga Kosova nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për plazhin, por edhe për dashurisë që kanë për Shqipërinë.

Në Lezhë u njoftova se 70% të vizitorëve janë kosovarë. Pra, nuk jemi vizitorë si gjithë të tjerët. Ky tra po shihet si një barrierë psikologjike.