Aksident në Kallmet të Lezhës, makina përplas këmbësorin dhe tufën e deleve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2020, 22:03
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Kallmet të Lezhës, ku një mjet tip Ford ka përplasur këmbësorin e identifikuar si Filip Gega, banues në Kallmet dhe një tufë me dele, në pronësi të tij.
I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe sipas informacioneve paraprake, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.