Tërmeti në Kroaci/ Basha: Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për famijet e viktimave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2020, 20:11
Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter, shpreh solidaritetin e tij me popullin kroat pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin dalmat ditën e sotme.
Lideri i opozitës shprehet i hidhëruar me lajmin e sotëm, ndërsa uron shërim të shpejtë për të lënduarit.
‘I trishtuar nga lajmi i një tërmeti të dytë në Kroaci sot. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për famijet e viktimave. Ne solidarizohemi me popullin dhe shetin kroat @AndrejPlenkovic dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.’
