Edhe tregjet në Korçë e Berat plot, por blerës nuk ka

Tregtarët në Korçë po përjetojnë ditë të vështira këtë fundvit.

“Shkojmë në shtëpi me 5 mijë-6 mijë lekë të vjetra." 

"Gjendja ekonomike është katastrofë.  Çmimet nuk kanë lëvizur, por nuk ka lekë. Edhe pandemia bëri punën e vet” thonë ata për Ora News.

Ata thonë se gjysma e merkatos është bosh pasi tregtarët janë larguar sepse nuk kanë shitje.

Edhe në Berat zhgënjimi i tregtarëve është i dukshëm.

“Vitin e kaluar ishim shumë të kënaqur, prandaj shtuam dhe tufën, por tani s’dimë ç'të bëjmë” thotë një fermer i cili merret me rritjen e gjelave të detit.