BOOM: Thertorja në Laknas si atraksion turistik, Bashkia "mbyll sytë" dhe e kthen pyllin në zall

Në emisionin BOOM janë drejtuar banoret e Laknasit.

Bashkia e Kamzës në 27.6.2019 i ka dhënë leje ndërtimi një shoqërie që të fillojë punimet për ngritjen e ambienteve të Agroturizmit që përfshin një stabiliment therje dhe kompleks blektoral. 

Në letrat e bashkisë Kamëz kjo tokë që i është dhënë shoqërisë për të kryer punime rezulton të jetë zall, por në terren është krejt e kundërta, 12.400 metrat janë pyll.

Banorët: Duan të na presin pemët. Kjo është masakër mjedisore. Ne pemët i kemi mbjellë vetë.

Pra jemi përpara këtij fakti,  dhjetëra drurë do priten për tu ndërtuar një kompleks blektoral dhe thertore dhe me interesantja e dini kush është?

Në letrat e bashkisë se Kamzës kjo hapësirë rezulton zall ndërkohë në terren siç e patë është pyll.

Siç e dëgjuat banorët i kanë mbjellë vete drurët dhe janë kujdesur prej vitesh për to.

Ky pyll prej vitesh ka qene "mushkëria e Laknasit".

"Thonë se kompleksi do bëhet  shume pranë derës së shtëpisë. Nëse ndërtohet ky kompleks nuk kanë se ku te marrin ajër të pastër. Pothuajse në çdo familje të Laknasit ka njerëz të sëmurë nga ambienti ndotja e lumit, imagjino edhe një tjetër thertore."

Pas ankesës së banorëve gazetarja e BOOM së bashku me një perfaqesi të banorëve të Laknasit ka shkuar te Bashkia e Kamzës për të kërkuar rishqyrtimin e kësaj leje.

Rakip Suli: Kjo është leje abuzive e dhënë nga ish kryetari bashkisë. Toka është pyll ndërkohe që figuron zall. 12 400 metra  tokë është dhënë me një qira qesharake 50 mijë leke të vjetra ne muaj. Unë jam ne krah të banorëve.

Sipas Kryetarit aktual te Bashkisë Kamëz banorët kanë të drejtë. 

BOOM mbetet në pritje të zhvillimeve në vazhdim pasi zoti Suli u shpreh se Bashkia e Kamzës do të jetë në krah të  banorëve të Laknasit edhe në seancat e ardhshme gjyqësore.