Tiranë, makina përfshihet nga flakët pranë Muzeut Kombëtar

Një makinë ka shpërthyer në flakë në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar në Tiranë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë nuk ka të lënduar në njerëz.

"Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G ., ku ka vetëm dëme materiale." - bën me dije policia.

Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për fikjen e zjarrit. 

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe: VIDEO/ Merr flakë në ecje e sipër makina në Pogradec, drejtuesi arrin të dalë në kohë